Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar pasi një zjarr kaploi mbrëmë një spital në Paris.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, zjarri shpërtheu në orët e vona të mërkurës dhe arriti të vihet nën kontroll rreth orë 1 e 45 të mëngjesit, transmeton Sinjali.
Pamje nga ky shpërthim i zjarrit janë publikuar edhe në rrjetet sociale.
Ende nuk dihen arsyet se çka e shkaktoi zjarrin edhe pse raportohet se ky zjarr filloi nga katet e sipërme të ndërtesës,/Sinjali/