image Një i ri humb jetën në aksidentin tragjik në Rrugën e Kombit, në gjendje të rëndë shoku i tij

Shqipëri

Një i ri humb jetën në aksidentin tragjik në Rrugën e Kombit, në gjendje të rëndë shoku i tij

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Mediat në Shqipëri raportojnë se aksidenti tragjik ka ndodhur pranë fshatit Kolsh në Kukës. Makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka përfunduar në një humnerë.

Raportohet se dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit. Makina e tyre tip “Benz” ka rënë 100 metra në humnerën poshtë rrugës.

Shkak i aksidentit deri më tani dyshohet se ka qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i shoferit pasi nuk janë vënë re gjurmë frenimi në asfalt.

/GazetaSinjali/