image Një fëmijë aksidentalisht bie nga kati i pestë dhe humbë jetën në Tiranë

Shqipëri

Një fëmijë aksidentalisht bie nga kati i pestë dhe humbë jetën në Tiranë

news image

Një 2-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën tragjikisht, pasditen e së premtes.

Policia njofton se fëmija dyshohet se kishte rënë aksidentalisht nga kati i pestë dhe ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.

Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka” Tiranë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

/GazetaSinjali/