image 16-vjeçari shqiptar përjeton tmerrin në Bruksel: Rrëmbehet, dhunohet dhe lihet i zhveshur në rrugë

Evropë

16-vjeçari shqiptar përjeton tmerrin në Bruksel: Rrëmbehet, dhunohet dhe lihet i zhveshur në rrugë

news image

Një i mitur 16-vjeçar me origjinë shqiptarë është rrëmbyer në qendër të Brukselit gjatë orëve të vona të së mërkurës, deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Në momentin e rrëmbimit ai është tërhequr zvarrë nga katër persona dhe është futur në makinë.

Rreth orës 4 të mëngjesit, adoleshenti u gjet pranë një qendre tregtare, i zhveshur, i dhunuar dhe me djegie ne trup, pasi autorët i kishin fikur bishta cigareje në trup, shkruajnë mediat belge.

I riu është dërguar në spital dhe gjendja e tij tanimë është e qëndrueshme.

Dyshohet se autorët janë pjesë e një bande shqiptare dhe viktima është marrë peng pasi ka sulmuar një prostitutë.

Autorët e sulmit ende nuk janë zbuluar nga policia belge.

/GazetaSinjali/