Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident trafiku te Menza e Studentëve, në Prishtinë. Policia ka dhënë detaje për këtë aksident.
Nga ky aksident mes dy veturave një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë Borovci për Sinjalin. /GazetaSinjali/