image Vushtrri: Një grua sulmon një të mitur në korridor të banesës

Siguri

Vushtrri: Një grua sulmon një të mitur në korridor të banesës

news image

Një grua në Vushtrri ka sulmuar një të mitur, në korridorin e banesës.

Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Rasti është inicuar si “lëndim i lehtë trupor”.

“Rr. Nacionale, Vushtrri 31.12.2021 – 13:24. Viktima e mitur femër  kosovare  ka njoftuar se në korridor të banesës për shkaqe të panjohura është sulmuar fizikisht nga një femër e panjohur e cila më pas  ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/