image Një grua rrahet nga burri i saj në Malishevë, dërgohet në strehimore

Kosovë

Siguri/ Një grua rrahet nga burri i saj në Malishevë, dërgohet në strehimore

news image

Një grua është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:40 në Malishevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, kjo nuk kishte qenë hera e parë që ai kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, një gjë të tillë policia njofton se i dyshuari e kishte bërë në vazhdimësi.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF në Malishevë dhe më pas në strehimore.

“Me vendim te prokurorit, i dyshuari lirohet ne procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta Sinjali/