Një grua është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:40 në Malishevë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, kjo nuk kishte qenë hera e parë që ai kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, një gjë të tillë policia njofton se i dyshuari e kishte bërë në vazhdimësi.
Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF në Malishevë dhe më pas në strehimore.
“Me vendim te prokurorit, i dyshuari lirohet ne procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta Sinjali/