image Një grua në Ferizaj kërcënohet me thikë nga nipi

Siguri

Një grua në Ferizaj kërcënohet me thikë nga nipi

news image

Një femër është ankuar në Stacionin e Policisë në Ferizaj se nipi i saj e ka kërcënuar me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës bënë të ditur se nipi i saj, dyshohet se është me të meta mendore.

Gjithashtu është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj 29.12.2020, 15:00. Ankuesja femër kosovar ka raportuar se është kanosur me një mjet te mprehtë (thikë) nga nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar dyshohet më të meta mendore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/