image Zhduken tre persona në Fushë - Kosovë, janë nga e njëjta familje

Siguri

Zhduken tre persona në Fushë – Kosovë, janë nga e njëjta familje

news image

Një burrë në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici se vajza e tij së bashku me nusen e djalit dhe fëmijën e saj kishin dalë nga shtëpia dhe që dy ditë më nuk janë kthyer.

Ai zyrtarëve policorë iu ka thënë se nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se njësia relevante është duke e hetuar rastin./GazetaSinjali/