Një grua e moshës mbi 60 vjeçare, i ka dhënë fund jetës, dyshohet se ka kërcyer nga ballkoni i banesës.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 9:00 afër banesave të ashtuquajtura ‘Kombet e Bashkuara’ në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.
“Policia është njoftuar për një trup të pajetë sot rreth orës 9:10, ndërsa njësitet e policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, ka thënë Hoti.
Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, për të cilat tha se do t’i bëjë të ditura sapo të përfundojnë të gjitha procedurat./Gazeta Sinjali/