Pas të shtënave me armë që u dëgjuan në aeroportin e Kabulit sot, shumë gra dhe fëmijë pësuan lëndime fizike, ndërsa një civil gjerman u qëllua duke u përpjekur të arrinte në pistën ajrore.
Pamjet e siguruara nga Daily Mail jashtë portës veriore të aeroportit “Hamid Karzai” tregojnë se si familjet afgane shtrihen në dysheme ndërsa ushtarët lëshojnë granata tymi dhe shtijnë në ajër, përcjell Gazeta Sinjali.
Këto pamje vijnë pas shumë videosh që vijnë nga aeroporti ku tregohet se si e pësojnë gra e fëmijë, si pasojë e përpjekjes së ikjes nga Kabuli.
Ndërkaq qeveria gjermane bëri me dije se një civil mashkull u qëllua gjatë rrugës për në aeroportin e tyre, por plagët mendohet se janë të rënda.
Një zëdhënës i Pentagonit bëri të ditur të enjten se SHBA ka evakuuar rreth 7,000 njerëz që nga e diela, duke e çuar totalin e njerëzve të larguar nga Afghanistani që nga korriku në 12,000. /GazetaSinjali/