Një furrë e bukës në Gjakovë mbrëmë pas mesnate është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Gjakovës të cilët kanë thënë se nuk ka të lënduar nga ky incident.
“Mbrëmë pas mesnatës një furrë e bukës është përfshirë nga zjarri dhe në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalur njësitet e zjarrfikësve”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Gjithashtu nga policia për Gazetën Sinjali kanë bërë të ditur se pronari i këtij lokali në deklaratën e tij ka thënë se pasi e kanë përfunduar orarin e punës e kanë lënë në gjendje të rregullt. /Gazeta Sinjali/