image Një fshat në Fushë Kosovë pa rrymë qe 14 orë

Kosovë

KEDS/ Një fshat në Fushë Kosovë pa rrymë qe 14 orë

news image

Fshati Bresje në Fushë Kosovë ka mbetur pa energji elektrike që prej orës 2:00 të mëngjesit të sotëm.

Një sinjalizues ka treguar se në fshatin Bresje kanë pasur edhe më parë reduktime të energjisë elektrike.

“Qysh prej orës 02:00 të mengjesit në Bresje të Fushë Kosovës nuk ka rrymë. Kjo është e paparë. 10 ditë, më saktë të shtunën e kaluar kemi pasë ndalesë prej orës 10:00 të mengjesit deri në ora 17:00. Tash nuk kemi rrymë, nuk dimë se çfarë të bëjmë. Unë jam pronar i një marketi në Fushë Kosovë dhe kam frigorifera dhe nëse nuk vjen rryma çfarë të bëj unë? Kjo është e papranueshme, nuk ka ne botë ksi lloj marrinash”, ka thënë sinjalizuesi.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhalën, i cili e ka konfirmuar se ky vendbanim po përballet me mungesë të rrymës.

“Ka një problem”, ka pohuar Buzhala.

Ai tha se ekpi për rregullimin e rrjetit ka dalë në vend të ngjarjes dhe do ta trajtojnë rastin. /Gazeta Sinjali/