Një femër ka vdekur pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë dje në Prizren.
Pas ngjarjes tragjike që ndodhi rreth orës 17:00, ajo është dërguar në spitalin e Prizrenit, ku edhe ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti është kumtuar nga Policia në raportin 24-orësh, dhe po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Gazeta Sinjali/