image Një femër nga Sllatina raporton në polici se është dhunuar seksualisht - Sinjali

Policia/ Një femër nga Sllatina raporton në polici se është dhunuar seksualisht

news image

Dje një femër ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga një mashkull. Sipas saj dhunimi ka ndodhur gjatë vitit 2019.

Policia njofton se për këtë rast është intervistuar i dyshuari dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Sllatinë F. Kosovë NN-NN.  Viktima femër K/ Shqiptare ka raportuar se në vitin 2019 është dhunuar seksualisht dhe pa dëshirën e saj nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: