image Zjarr në Sllatinë: Zjarrfikësit s’kanë ekipe të lira, akuzohen nga banorët se po refuzojnë të intervenojnë

Sinjalizime

Zjarr në Sllatinë: Zjarrfikësit s’kanë ekipe të lira, akuzohen nga banorët se po refuzojnë të intervenojnë

news image

Ditëve të fundit ka pasur raste të shumta të zjarreve nëpër vende të ndryshme të Kosovës. Sot një sipërfaqe e madhe e fshatit Sllatinë e Madhe është kapluar nga flakët, mirëpo sipas një banori zjarrfikësit kanë refuzuar ta fikin zjarrin, shkruan Gazeta Sinjali.

Në adresë të Sinjalit kanë ardhur pamje të këtij zjarri, i cili duket mjaft i madh, por sinjalizuesi që i ka dërguar pamjet ka një ankesë.

Ai i tha Sinjalit se zjarrfikësit po refuzojnë të shkojnë në vendngjarje dhe ta fikin zjarrin.

Sinjalizuesi tha se zjarri është shumë afër shtëpive.

“Banorët i kanë thirrë zjarrfikësit mirëpo ata refuzojnë me ardhë me fikë zjarrin. Kanë hudh bërllok aty, po nuk e di se kush. Zjarri është shumë afër shtëpive”, tha sinjalizuesi.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me zjarrfikësit e Prishtinës të cilët thanë se nuk ka asnjë ekip të lirë për ta dërguar atje.

“Unë i kuptoj po për besë nuk kemi ekip të lirë. Si të lirohet ekipa e çojmë. Nuk është puna që s’dojmë, po krejt në terren i kemi.”

/GazetaSinjali/