Një person është arrestuar dje rreth orës 09:30 në Istog.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ai dyshohet se e ka shtyer një femër të bëjë vetëvrasje, ndërsa ajo ka pirë preparate kimike, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas kësaj, ajo është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Istog 02.08.2020 – 09:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa viktima femër K-Shqiptare është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta kishte pirë preparate kimike”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është duke u hetuar si “Shtytje në vetëvrasje”. /Gazeta Sinjali