image Një femër në Fushë Kosovë i kërcënon policët në orën 03:00 të mëngjesit

Kosovë

Raporti/ Një femër në Fushë Kosovë i kërcënon policët në orën 03:00 të mëngjesit

news image

Një femër në Fushë Kosovë është arrestuar dje nga Policia e Kosovës.

Siç njofton Policia, dje rreth orës 03:00 të mëngjesit ajo i ka kërcënuar dhe sulmuar verbalisht policët.

“Fushë Kosovë 26.01.2020-03:00. Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta ka sulmuar verbalisht dhe ka kanosur pjesëtarët e PK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/