Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës gjendet në vet-izolim në shtëpitë e tyre, pasi që i ka ofruar shërbimeve mjekësore një pacienti nga Skenderaj, i cili pas testimit për Covid-19 ka dalë pozitiv.
“Një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës gjendet në vet-izolim në shtëpitë e tyre, pasi që i ka ofruar shërbimeve mjekësore një pacienti nga Skenderaj, i cili pas testimit për COVID-19 ka dalë pozitiv.”, ka shkruar Bahtiri.
Ai gjithashtu njofton se nesër në ora 11:00 ka ftuar mbledhje urgjente të Shtabit Emergjent i Komunës së Mitrovicës, ku do të marr pjesë edhe Drejtori i Spitalit Mitrovicës, nga e cila do të dalim me qendrim të përbashkët për situatën e krijuar, ku do të bëhen të ditur hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren për menaxhimin e situatës./ Gazeta Sinjali/