image I infektuari me COVID-19 del në një lokal në Mitrovicë

Siguri

I infektuari me COVID-19 del në një lokal në Mitrovicë

news image

Gjatë kontrollit të lokaleve lidhur me zbatimin e masave antiCOVID, policia ka hasur një person të infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, i dyshuari i cili kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirus dhe të cilit i ishte caktuar masa e vetizolimit, kishte dalë mbrëmë në një lokal në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë.

Policia këtë rast e ka cilësuar si “përhapje e sëmundjeve infektive”./Gazeta Sinjali/