image Një e mitur e kanos një person në Pejë

Siguri

Një e mitur e kanos një person në Pejë

news image

Një person i gjinisë mashkullore ka raportuar në polici se është kanosur nga një e mitur, mëngjesin e 12 shkurtit në rrugën “Gjergj Fishta” në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, e mitura e kishte kërcënuar ankuesin pas një mosmarrëveshje që ata të dy kishin pasur mes vete.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/