Një djalë nga Peja është raportuar i zhdukur që nga 25 prilli, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se herën e fundit viktima është parë në Prishtinë dhe se i njëjti vuan nga një sëmundje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima (djali I motrës se bashkëshortes së tij) është humbur/zhdukur, herën e fundit e ka vërejtur në Prishtinë, dhe me tej nuk ka njohuri për vend ndodhjen e tij. Ankuesi deklaron se viktima vuan nga një sëmundje”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore./Gazeta Sinjali/