Një djalë është zhdukur nga Gjilani, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se nëna e tij e ka raportuar rastin dhe ka treguar se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se djali i saj viktima mashkull K/Shqiptar kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ndihet vendndodhja e tij i cili sipas ankueses edhe më parë kishte dalë nga shtëpia por ishte kthyer”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësitë policore janë duke e hetuar rastin./Gazeta Sinjali/