image Një burrë ther me thikë disa persona në qendër të Frankfurtit

Evropë

Një burrë ther me thikë disa persona në qendër të Frankfurtit

news image

Një burrë me thikë dyshohet se ka therur disa qytetarë në qytetin e Frankfurtit në Gjermani, shkruan Gazeta Sinjali.

Mediat gjermane raportojnë se ai është arrestuar menjëherë nga policia gjermane.

Policia e Frankfurtit ka njoftuar se asnjë nga viktimat s’ka pësuar lëndime të rënda, derisa nuk dihen detajet për sulmuesin e as sa persona janë lënduar.

Sipas mediave lokale incidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit kryesor të trenit dhe se viktimat janë dërguar në spitalet më të afërta.

/GazetaSinjali/