image Theret me thikë 22 vjeçari në Fushë-Krujë, dërgohet në spital

Shqipëri

Theret me thikë 22 vjeçari në Fushë-Krujë, dërgohet në spital

news image

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili përfundoi me përdorimin e armës se ftohtë.

I riu është plagosur nga një banor i zonës i cili sipas informacioneve ende nuk është arrestuar nga policia, shkruan Abcnews.al.

Menjëherë pas ngjarjes 22-vjeçari i plagosur është transportuar të spitali i Traumës për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/