Një burrë me thikë dyshohet se ka therur disa qytetarë në qytetin e Frankfurtit në Gjermani, shkruan Gazeta Sinjali.
Mediat gjermane raportojnë se ai është arrestuar menjëherë nga policia gjermane.
Policia e Frankfurtit ka njoftuar se asnjë nga viktimat s’ka pësuar lëndime të rënda, derisa nuk dihen detajet për sulmuesin e as sa persona janë lënduar.
Sipas mediave lokale incidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit kryesor të trenit dhe se viktimat janë dërguar në spitalet më të afërta.