image Një burrë në Indonezi dënohet me 169 goditje me kamxhik

Botë

Një burrë në Indonezi dënohet me 169 goditje me kamxhik

news image

Një burrë në Indonezi është dënuar me 169 goditje në trup me kamxhik, pasi kishte përdhunuar një fëmijë, shkruajnë mediat në Indonezi.

Qyteti indonezian, Banda Aceh, është nga të paktat vende në botë që aplikon ligjin e Sheriatit. Nuk janë të pakta rastet, kur autorët e krimeve të ndryshme, dënohen me goditje me kamxhik.

Në rastin më të fundit, një burrë me emrin Roni u godit 169 herë me kamxhik para grumbullit të njerëzve, pasi ishte dënuar për përdhunimin e një fëmije. Kur gardianët arritën të godisnin 52 herë, Roni, humbi vetëdijen dhe u rrëzua në tokë.

Ekzaminimet mjekësore konstatuan se goditjet duhet të ndalonin, që do të thotë se personi në fjalë do të dënohet për herë të dytë, ku i kanë mbetur edhe 117 gjuajtje.

“Kur e goditën 52 herë, ai kishte mavijosje në kraharorin e djathtë dhe po të vazhdonin, gjendja e tij do të përkeqësohej dhe do të mbulohej në gjak”, ka deklaruar një nga mjekët. /Gazeta Sinjali/