Dje një person në Gjakovë, derisa ka qenë nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se i ka sulmuar tre persona tjerë, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari i ka sulmuar fizikisht dy femra dhe një mashkull, të cilët kanë pranuar ndihmë mjekësore.
Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.