Një djalë në Gjakovë e ka raportuar në Polici babanë e tij.
Siç njofton Policia, ai është ankuar se dje pas mesnatës është sulmuar fizikisht nga babai i tij, aq sa i është dashur të marrë tretman mjekësor.
“Gjakovë 23.08.2020-03:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar – babai i tij .Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Gazeta Sinjali