Një bombë e tipit molotov ka shpërthyer këtë mbrëmje në afërsi të xhamisë së Namasgjasë në Tiranë, fare pranë parlamentit shqiptar.
Dyshimet e para flasin për një zjarrvënie të qëllimshme brenda një kontenieri që ndodhej në afërsi të xhamisë.
Një tjetër bombë molotov e paplasur është gjetur pranë hyrjes së Parlamentit.
Policia ka nisur kërkimet për të zbuluar autorët e ngjarjes, teksa zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje./Gazeta Sinjali/