image Një avion shtetëror rus fluturoi për në Beograd mbi Bullgari

Rajon

Një avion shtetëror rus fluturoi për në Beograd mbi Bullgari

news image

Avioni rus Ilyushin-Il-96-300, në një fluturim special nga Sochi, fluturoi për në Beograd nëpërmjet Bullgarisë të dielën në mëngjes, megjithëse ky vend zyrtarisht mbylli hapësirën ajrore për avionët rusë në shkurt. 

Petar Vojinoviq, redaktor i portalit Tango Six, shpjegon për H1 se BE-ja, pavarësisht sanksioneve, ka lënë mundësinë e fluturimeve për arsye humanitare dhe shtetërore.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit flightradar24.com, avioni është nisur nga Sochi rreth orës 08:00 të mëngjesit dhe ka ateruar në aeroportin e Beogradit rreth orës 9:30. 

Seksioni “linja ajrore” i kësaj faqeje të specializuar që gjurmon fluturimet nëpër botë thotë “Rossiya – Special Flight Squadron”, e cila është një etiketë për avionët shtetërorë rusë.

Sipas të dhënave të disponueshme në internet, fluturime të tilla tashmë janë realizuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë për të kthyer në Rusi diplomatët rusë, të cilët janë shpallur persona non grata në vendet ku kanë shërbyer, shkruan N1.

Faqja e internetit flightradar24.com tregon se i njëjti aeroplan fluturoi nga Moska në Kopenhagë në Danimarkë më 17 prill, por më pas fluturoi mbi Skandinavi.

/GazetaSinjali/