image Një 24 vjeçare e ther me thikë një person në Lezhë

Rajon

Rajoni/ Një 24 vjeçare e ther me thikë një person në Lezhë

news image

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një përledhje me thika me një 24 vjeçare me inicialet F.M., ditën e djeshme në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Burimet paraprake bëjnë me dije se 24 vjeçarja ka plagosur me thikë Anton Shytin, për motive ende të paqarta, raportojnë mediat në Shqipëri.

Mësohet se i riu ka marrë plagë të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes po hetojnë shkaqet e kësaj plagosje të rëndë../Gazeta Sinjali/