image Një 14 vjeçare tenton të vetëvritet duke u hedhur nga ura e lumit në Prizren

Siguri

Një 14 vjeçare tenton të vetëvritet duke u hedhur nga ura e lumit në Prizren

news image

Një 14 vjeçare dje rreth orës 13:00 ka tentuar që t`i jap fund jetës së saj duke u hedhur nga ura e lumit “Drini i Bardhë” në fshatin Gjonaj të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Por, siç mëson Gazeta Sinjali nga një sinjalizues, falë intervenimit të qytetarëve e mitura është nxjerrë në kohë dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit.

Bëhet e ditur se gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Këtë ngjarje për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Po, një 14 vjeçare është hedhur dje nga ura e lumit “Drini i Bardhë” në fshatin Gjonaj të Prizrenit”, ka përfunduar ai. /Gazeta Sinjali/