image Një 13-vjeçare vret veten pasi u përdhunua nga gjashtë persona

Botë

Tailandë/ Një 13-vjeçare vret veten pasi u përdhunua nga gjashtë persona

news image

Një 13-vjeçare, e cila dyshohej se ishte shtatëzënë vrau veten pasi u përdhunua nga gjashtë persona në Bangkok.

Policia ka zbuluar viktimën vetëm me nofkën e saj ‘Pinkie’ dhe ka raportuar se vajza ka ndërruar jetë pak kohë para mesnatës të së premtes në kryeqytetin Tailandez.

Rasti i përdhunimit thuhet se ka ndodhur më datën 11 nëntor.

Mamaja e 13-vjeçares ishte ajo që njoftoi policinë për ta denoncuar përdhunimin. Ajo i raportoi autoriteteve se vajza e saj mbahej peng afër zonës Khlong Tan.

Policia arrestoi dy persona si të dyshuar që morën pjesë në aktin brutal. Gjatë kërkimeve në banesën e tyre u gjetën edhe armë të paregjistruara.

Mediat botërore raportojnë se policia po vazhdon hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./Gazeta Sinjali/