image Një 11-vjeçar dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Rahovecit/ Policia nis hetimet

Siguri

Një 11-vjeçar dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Rahovecit/ Policia nis hetimet

news image

Një fëmijë i moshës 11 vjeç, është dërguar pa shenja jete sot në emergjencën e QKMF-së në Rahovec, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Për Sinjalin, ai tha se policia është njoftuar në orën 16:45 nga familjarët, që në emergjencën e QKMF-së në Rahovec është dërguar një fëmijë pa shenja jete. Sipas Gjurkajt, viktima ka qenë 11 vjeç.

Ai tha se është hapur rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Sot me datë 24.12.2021 në ora 16:45 nga emergjenca e QKMF-së në Rahovec Stacioni policor -Rahovec është njoftuar se nga familjaret është sjellur një fëmijë i moshës 11 vjeç pa shenja jete. Pas kontrollit, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Rastit iu është përgjigjur patrulla si dhe njësiti i hetimeve të SP Rahovec. Për rastin është kontaktuar kryeprokurori dhe hapet rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë me kërkesë të familjarëve dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion“, ka thënë Gjurkaj për Sinjalin.

/GazetaSinjali/