image Nisma thotë se janë të detyruar ta pranojnë vendimin e Kushtetuesës

Kosovë

Reagim/ Nisma thotë se janë të detyruar ta pranojnë vendimin e Kushtetuesës

news image

Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përkohësisht ta pezullojë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Nisma ka thënë se vendimi është brenda kompetencave të Gjykatës dhe si i tillë i detyron palët ta pranojnë.

Kjo parti konsideron se duhet të vazhdojë tradita e respektimit të vendimeve të kësaj gjykate.

Komunikata e plotë e Nismës:

Për NISMËN Socialdemokrate, vendimi për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit të Republikës për dhënien e mandatit kandidatit të LDK-së, z. Avdullah Hoti, për të formuar qeverinë e re në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për datë 02 maj 2020, është brenda kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe si i tillë detyron palët ta pranojnë!

Në mënyrë që në këtë rast Gjykata të mund punojë pa presion, palët duhet të përmbahen, kështu gjyqtarët e Gjykatës të munden të punojnë më tej pa presion nga palët.

NISMA Socialdemokrate konsideron që duhet vazhduar tradita e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese pa marrë parasysh nëse ato na pëlqejnë ose jo.

NISMA Socialdemokrate!