Partia Nisma Socialdemokrate dega në Rahovec, ka tentuar të jap një arsyetim për deklaratën e anëtarit të saj Haxhi Hotit, ndaj Albin Kurtit.
Në një postim që ka bërë kjo degë, është thënë se ‘Hoti ka bërë me dije se faqja i është hakuar dhe ai nuk qëndron prapa postimit për kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin’.
Por, kur Haxhi Hoti, bën postimin e dytë në të cilin kërkon falje publike për Albin Kurtin, ai deklaratën e quan ‘gabim teknik’ nuk e përmend fare se i ‘është hakuar llogaria’.
Pak më vonë edhe Nisma Socialdemokrate dega në Rahovec, e shkruan një postim tjetër ku ‘distancohet’ nga deklarata e Haxhi Hotit.
Më shumë rreth deklaratës së tij, klikoni KËTU. /Gazeta Sinjali/