image Fëmijët dhe bashkëshorti e përshëndesin nga ballkoni, mjekja në Shqipëri me postim prekës - Sinjali

Koronavirusi/ Fëmijët dhe bashkëshorti e përshëndesin nga ballkoni, mjekja në Shqipëri me postim prekës

news image

Shefja e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në Shqipëri, Najada Çomo ka publikuar një foto të shpërndarë më herët nga doktoreshë Nervila Gjermeni, e cila prej një muaji nuk i ka takuar bashkëshortin dhe fëmijët.

“Dr. Nevila Gjermeni duke punuar me shumë përkushtim… ka 5 javë pa i takuar fëmijët e saj! Nevila, mirënjohje për punën dhe përkushtimin cilësor. Do ta fitojmë betejën”, shkruan Çomo.

Ndërkohë, vetë doktoreshë Nevila ka publikuar foton e fëmijëve dhe bashkëshortit që e përshëndesin nga ballkoni, ndërsa shkruan se sot, 9 mars, është bërë një muaj që nga dita që ajo nuk i ka takuar dhe shton se nuk e di dhe për sa kohë në vazhdim do të zgjasë kjo.

“Të jesh nënë e mjeke, për më tepër infektologe në kohën e SARS Cov2… sot një muaj pa ju dhe s’di se sa kohë në vazhdim”, shkruan doktoreshë Nevila, teksa publikon foton e mëposhtme.

Fëmijët dhe bashkëshorti i doktoreshë Nevilës duke e përshëndetur nga ballkoni, pasi nuk e kanë takuar prej 5 javësh

Shpërndaje artikullin