image Nisma: Osmani nuk na ftoi në takim, s’ka arsye të shtyhen zgjedhjet

Politikë

Nisma: Osmani nuk na ftoi në takim, s’ka arsye të shtyhen zgjedhjet

news image

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se kjo parti nuk ka pranuar ftesë nga presidentja, Vjosa Osmani, për takimin në të cilin u diskutua mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, raporton Gazeta Sinjali.

Nga kjo parti kanë thënë se nuk ka asnjë arsye që të shtyhen zgjedhjet, por që si subjekt politik janë për shkurtimin ose anulimin e fushatës zgjedhore.

“Në këtë takim, ajo ka ftuar edhe “Alternativën” dhe “Listën Guxo”, të cilat nuk janë të certifikuara si subjekte nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ne si subjekt politik nuk kemi pasur ftesë për këtë takim. Qëndrimi i NISMA-s Socialdemokrate është që zgjedhjet duhet të mbahen më 17 tetor dhe se nuk ka arsye për shtyrje të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Nismës.

Postimi i plotë:

Presidentja e vendit, ka ftuar sot krerët e partive politike për të diskutuar rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Në këtë takim, ajo ka ftuar edhe “Alternativën” dhe “Listën Guxo”, të cilat nuk janë të certifikuara si subjekte nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ne si subjekt politik nuk kemi pasur ftesë për këtë takim.

Qëndrimi i NISMA-s Socialdemokrate është që zgjedhjet duhet të mbahen më 17 tetor dhe se nuk ka arsye për shtyrje të zgjedhjeve.

NISMA është që të shkurtohet ose anulohet në tërësi fushata klasike, dhe të organizohet në forma tjera, sepse shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha./Gazeta Sinjali/