Bilall Sherfii ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave në Kosovë. Ai ka thënë se partia po lufton për mandatin e shtatë, derisa pragun e ka kaluar me votat e rinumëruara deri më tash.
“Varet nga vullneti i këtij vendi nëse është në kërkim të së vërtetës apo duke dëmtuar një apo dy subjekte politike”, ka thënë Sherifi në një konferencë për media.
Ai më tutje tha se procesi i numërimit sipas tij është komprometuar, kështu që në shërbim të vendit të rinumërohen të gjitha votat.
Sherifi gjithashtu ka thënë se në pjesën më të madhe të formularëve ka shpërputhje të të dhënave.
“Duke shkelur ligjin ka devijuar besimi i qytetarëve. Nuk mbrojmë askënd. Secili që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet para drejtësisë”, tha ai./Gazeta Sinjali/