image Nisma ende në rrezik për kalimin e pragut, LVV po pret numërimin e 392 pakove të reja nga mërgata

Kosovë

Zgjedhjet/ Nisma ende në rrezik për kalimin e pragut, LVV po pret numërimin e 392 pakove të reja nga mërgata

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka edhe dy ditë kohë për të vendosur nëse do të numërohen 392 pako me vota të ardhura nga jashtë për të cilat Lëvizja Vetëvendosje pretendon se kanë ardhur brenda afatit kohor.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, zëdhënësi i PZAP-së, Mulë Desku, tha se ky institucion ka pranuar dje ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje por vendimi do të merret brenda 72 orëve.

“Vendim lidhur me ankesën ende nuk është marrë, PZAP ka afat 72 orë për të kthyer përgjigje”, tha Desku.

Gazeta Sinjali ka siguruar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën përmenden vendimet e mëhershme të Gjykatës Supreme, të marra në favor të tyre.

Ankesa:

Numërimi i votave të reja e rrezikon gjithnjë moskalimin e pragut zgjedhor të koalicionit Nisma-ARK-PD. Sidomos të votave të ardhura nga diaspora kur dihet se deri më tani më e votuara ka dalur Lëvizja Vetëvendosje.

Sidoqoftë, duket se procesi i certifikimit të rezultatit final të zgjedhjeve të 6 tetorit nuk do të marrë fund shpejt. Madje, edhe pas shpalljes së rezultateve finale të zgjedhjeve, është duke ndodhur rinumërimi i më shumë se 1400 vendvotimeve për shkak të ankesave të partive. Sipas KQZ-së deri më tani janë rinumëruar mbi 90% e këtyre vendvotimeve dhe procesi pritet të përfundojë nesër. /Gazeta Sinjali/