image Nesër përfundon procesi i rinumërimit të vendvotimeve

Kosovë

Zgjedhjet/ Nesër përfundon procesi i rinumërimit të vendvotimeve

news image

Në QNR po vazhdon procesi i rinumërimi të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i dhe sipas të dhënave të fundit, vetëm sot (e diele) deri në orën 16:00 janë rinumëruar 67 vendvotime, raporton Gazeta Sinjali.  

“Në përgjithësi, numri i vendvotimeve që janë rinumëruar nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani është: 1307 vendvotime apo 92.89%”, tha për Gazetën Sinjali, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Tutje, Elezi theksoi se procesi i rinumërimit pritet të finalizohet gjatë ditës së nesërme.

“Kanë mbetur edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar dhe ky proces pritet të përmbyllet deri nesër, e diele”, tha ai. /Gazeta Sinjali/