image Nisma distancohet nga vjedhja e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit: Ata që përfshihen në akte kriminale, nuk kanë vend në familjen tonë

Politikë

Nisma distancohet nga vjedhja e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit: Ata që përfshihen në akte kriminale, nuk kanë vend në familjen tonë

news image

Nisma Socialdemokrate ka reaguar për vjedhjen e më shumë se dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Përveç se ka dënuar këtë vjedhje, ky subjekt politik është distancuar nga ky rast, duke thënë se ata që përfshihet në vepra të tilla, nuk kanë vend në këtë parti.

“Nisma Socialdemokrate jo vetëm që distancohet, por është̈ e pakompromis në luftën kundër krimit ndaj kujtdo qoftë që zgjedh të përfshihet në veprime të tilla kriminale, pa dallime, qoftë votues apo anëtar i yni, të tillët nuk kanë vend në familjen tonë politike”, thuhet në reagimin e Nismës.

Po ashtu në reagim thuhet se ka tendenca për të njollosur partinë politike përmes veprimeve kriminale të individëve, gjë që, sipas këtij subjekti, është e papërgjegjshëm e që nuk ka për qëllim luftën kundër krimit, por dëmtimin e një subjekti politik./Gazeta Sinjali/

Reagimi i plotë i Nismës Socialdemokrate:

NISMA Socialdemokrate dënon aktin kriminal të vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga buxheti i Kosovës. NISMA Socialdemokrate jo vetëm që distancohet, por është e pakompromis në luftën kundër krimit ndaj kujtdo qoftë që zgjedh të përfshihet në veprime të tilla kriminale, pa dallime, qoftë votues apo anëtar i yni, të tillët nuk kanë vend në familjen tonë politike!

Pandaj tendencat për të njollosur partinë politike përmes veprimeve kriminale të individve është veprim i papërgjegjshëm që për qëllim nuk ka luftën kundër krimit, por dëmtimin e një subjekti politik!

Edhe një herë u bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të angazhohen me vendosmëri të madhe dhe sa më shpejt që është e mundur t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë financiar./Gazeta Sinjali/