image Nisin hetimet, piloti i lë të dashurës një xhiro me aeroplanin me 50 udhëtarë

Botë

Nisin hetimet, piloti i lë të dashurës një xhiro me aeroplanin me 50 udhëtarë

news image

Videoja e një gruaje që e drejton aeroplanin me 50 udhëtarë brenda, teksa piloti e udhëzon, ka bërë që të hapet një hetim në Rusi.

Gruaja, e quajtur Ana, pa asnjë kualifikim si pilote, është e dashura e pilotit, të quajtur Kirill. Ajo është filmuar te komandat e aeroplanit ndërkohë që zëri i pilotit dëgjohet teksa i jep udhëzime.

Ana e kishte postuar videon në Instagram, por tani është fshirë. Kompania ka thënë se dyshojnë që pamjet s’kanë lidhje me transportimin e udhëtarëve nga ana e tyre, por prokuroria ka nisur tashmë hetimet./Gazeta Sinjali/