image Nisin hetimet për vdekjen e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi

Siguri

Nisin hetimet për vdekjen e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi

news image

Gazeta Sinjali dje raportoi se ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur i vdekur te liqeni i Badovcit.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Dje në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhej se vdekja e viktimës është konstatuar në vend.

Më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente. Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç ka mësuar gazeta, i njëjti dyshohet se ka qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale.

Sipas burimeve të gazetës, dyshimet e para të vdekjes janë nga problemet shëndetësore.

/Gazeta Sinjali/