Ministrat e Jashtëm rus dhe ukrainas po zhvillojnë takimin e tyre të parë kokë më kokë në Turqi që nga fillimi i agresionit të Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.
Takimi po ndërmjetësohet nga ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.
Ky takim do të zgjasë rreth 90 minuta.
Fillimin e takimit mes palëve e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës Oleg Nikolenko.
“Në Antalia kanë nisur bisedimet mes ministrave të jashtëm të Ukrainës, Turqisë dhe Federatës Ruse për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës”, ka shkruar ai.
Presidenti turk Rexhep Erdogan, i cili ka rritur përpjekjet e ndërmjetësimit që nga shpërthimi i krizës, tha të mërkurën se Turqia “mund të bisedojë me Ukrainën dhe Rusinë”. “Ne po punojmë që kjo krizë të mos kthehet në tragjedi”, shtoi ai.