image Nis seanca plenare, Osmani rikthehet në karrigen e kryetares së Kuvendit

Politikë

Nis seanca plenare, Osmani rikthehet në karrigen e kryetares së Kuvendit

news image

Kryetarja e Parlamentit, Vjosa Osmani, ka hapur seancën e sotme plenare të Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani nuk pranoi të prononcohet për media, kur mbërriti në objektin e Kuvendit, pak para fillimit të seancës.

Kujtojmë që Osmani nuk e drejtoi seancën e djeshme të Kuvendit ku u votua Qeveria Hoti.

Madje, kryeparlamentarja për media tha se kjo qeveri nuk mund të jetë asnjëherë përfaqësuese e vullnetit të popullit, pasi sipas saj Qeveria Hoti varet krejtësisht nga Lista Serbe, rrjedhimisht Beogradi./Gazeta Sinjali/