image Nis seanca ndaj tre të akuzuarve për rastin "Koktej molotovi në zyret e VV-së"

Kosovë

Gjykata/ Nis seanca ndaj tre të akuzuarve për rastin “Koktej molotovi në zyret e VV-së”

news image

Ka nisur seanca gjyqësore për shqyrtim fillestar ndaj tre të akuzuarve, aktivistëve të Partisë Socialdemokrate (PSD), Gëzon Kastrati dhe Korab Korça, dhe aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Ç.G, të cilët akuzohen për veprën penale “Përgatitje të veprës terroriste”.

Kryetarja e Trupit Gjykues, Albina Rama tha se seancat për këtë rast do të mbahen të mbyllura pasi që i akuzuar në këtë rast është i mituri, Ç.G.

Madje ajo përmes aktvendimit ndaloi edhe zbulimin e të gjitha të dhënave për të miturin.

“Meqenëse në mesin e të dyshuarve për këtë vepër penale gjykata konform nenit 47 dhe 66 të Kodit të Drejtësisë për të mitur përjashtohet publiku në këto seanca, tani e tutje për këta persona seancat do të jenë të mbyllura. Po ashtu njoftoj se çdo e dhënë me zbulimin e identitetit të të miturit nuk guxon të dalë në media”, tha ajo.

Gëzon Kastrati dhe Korab Korça të cilët tani janë pjesë e PSD-së dhe Ç.G. pjesë e VV-së akuzohen për koktej molotovi që ishte gjetur në zyrat e Vetëvendosjes në shtator të vitit 2016./GazetaSinjali/