COVID-19

Të infektuar

1038

Të shëruar

791

Të vdekur

30

Peticion/ Nis një rrugë online deri në Washington për të kërkuar zgjedhje në Kosovë

news image

Një rrugë alternative online ka nisur të ndiqet për të tentuar që të realizohet dëshira e Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Peticioni që thuhet se është “i lancuar nga disa veprimtarë të dalluar në mërgatë”, përmban dy kërkesa: që zgjedhjet e reja të mbahen menjëherë pas pandemisë dhe qeveria në detyrë të qëndrojë deri atëherë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nënshkrimet online të këtij peticioni është planifikuar që të dërgohen në Kuvendin e Kosovës, në Parlamentin Evropian, e madje thuhet se do të dërgohen edhe në Washington të SHBA-së.

“Të gjitha rezultatet do të mblidhen, do të analizohen dhe do t’i dërgohen Kuvendit të Kosovës, Parlamentin Evropian, Washingtonit dhe në ambasadave të Republikës së Kosovës në mënyrë elektronike dhe të shtypur”, thuhet në përshkrimin e mocionit.

Kryeministri aktual në detyrë, Albin Kurti ka disa ditë që ka marrë kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për t’ia dërguar emrin e mandatarit të ri për kryeministër. Një përgjigje nuk ia ka kthyer ende, derisa ai dhe partia e tij konsiderojnë se Thaçi do të duhej ta çonte vendin në zgjedhje pas rrëzimit të qeverisë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin